Përmbytje në Dibër, disa hektarë tokë “nën pushtetin” e ujit

schedule13:19 - 8 Janar, 2021

schedule 13:19 - 8 Janar, 2021

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut të orëve të fundit në vendin tonë kanë sjellë një sërë përmbytjesh nga qarqet e vendit nga Veriu në Jug.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se dhjetëra hektarë tokë në Dibër është përmbytur nga dalja e lumit Drin nga shtrati.

Tokat e përmbytura në dy anët e Drinit në afërsi të Zall-Dardhës, disa fshatra të Njësisë Administrative Arras  , Fushë Çidhën dhe Muhurr.

Ndërkohë pritet që situata të jetë e njëtë, pasi reshjet vijojnë të jenë me intensitet të lartë. Reshjet e shiut janë deri në lartësi mbi 1100 metra ,ç’ka nuk jep shpresë për uljen e prurjeve.

Kthimi i borës do të ulte prurjet e shumta./abcnews.al