Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut të orëve të fundit në vendin tonë kanë sjellë një sërë përmbytjesh nga qarqet e vendit nga Veriu në Jug.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se dhjetëra hektarë tokë në Dibër është përmbytur nga dalja e lumit Drin nga shtrati.
Tokat e përmbytura në dy anët e Drinit në afërsi të Zall-Dardhës, disa fshatra të Njësisë Administrative Arras , Fushë Çidhën dhe Muhurr.
Ndërkohë pritet që situata të jetë e njëtë, pasi reshjet vijojnë të jenë me intensitet të lartë. Reshjet e shiut janë deri në lartësi mbi 1100 metra ,ç’ka nuk jep shpresë për uljen e prurjeve.
Kthimi i borës do të ulte prurjet e shumta./abcnews.al