Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Përmbytje e rrëshqitje dherash, ARRSH njoftim për gjendjen e akseve kombëtare

schedule09:38 - 11 Shkurt, 2021

schedule 09:38 - 11 Shkurt, 2021

Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë problematika në zona të ndryshme në vend.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reshjet kanë sjellë rënien e inerteve në aksin e Valbonës.

Lexo edhe: Buna del nga shtrati, rritje të nivelit të ujit nga prurjet e shkarkimet në të gjithë Shkodrën



Autoritetet raportojnë se po punohet në Shëngjergj për shkak të rrëshqitjes së një masivi me zhavor, ndërsa apelojnë që drejtuesit e automjeteve të tregohet të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, të cilat kanë sjellë edhe problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve Qarkullimi vazhdon normalisht.

Është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës.

Në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600.

Në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash.

Po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorishte.

Në Llogara ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të reshjeve, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore.

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!