Përmbytje dhe reshje të shumta, ARRSH njofton situatën në aksin Elbasan – Librazhd

schedule20:16 - 10 Qershor, 2020

schedule 20:16 - 10 Qershor, 2020

Stuhia e shiut pasditen e kësaj të mërkure shkaktoi problem të shumta në aksin Elbasan – Librazhd.

ARRSH njofton se ka pasur reshje me intensitet shumë të lartë në këtë aks dhe për pasojë pati dhe rënie gurësh në rrugë.

Sipas ARRSH, kompania e mirëmbajtjes është ndodhur menjëherë në terren dhe po punohet në gjithë gjatësinë me fadroma dhe punëtorë.

Rruga është bërë e kalueshme vetëm në një korsi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!