“Përmbyti” Italinë me “të bardhë” nga Brazili, dënohet shqiptari, mik i “Diabolik”-ut

schedule12:28 - 7 Korrik, 2022

schedule 12:28 - 7 Korrik, 2022

Dymbëdhjetë vjet burg! Ky është dënimi me të cilin një gjyqtar nga Piazzale Clodio dënoi narko trafikantin shqiptar Dorian Petoku, i njohur në rrjetin e drogës midis Romës Veriore dhe Acilia.

Akuza ndaj tij është trafik lëndësh narkotike e si furnizuesi me drogë i organizatës kriminale drejtuar nga ultrasi i Lazios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diabolik”, i cili u ekzekutua me 7 gusht të 2019-s në një park në Romë.

Dorian Petoku, i nga Lezha ka qenë në qendër të hetimeve të rëndësishme të Prokurorisë së Romës të dy operacioneve të bujshme atë të “Brasile loë cost”, si dhe “Grande raccordo anulare”.

Ai u arrestua gjatë operacioni antidrogë të antimafias italiane “Brasile low cost”, ekzekutuar në maj të vitit 2019 e që çoi shkatërrimin e një organizate kriminale mafioze, e cila transportonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë. Operacioni u krye në bashkëpunim me shërbimet amerikane të DEA-s dhe në shtator të 2021 Dorian Petoku u ekstradua nga Shqipëria në Itali.