Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.
Ministri ka njoftuar në ‘Real Story’ se në Kurbin janë evakuuar 8 familje dhe 50 qytetarë për shkak të situatës së krijuar. Ai theksoi se grupet e bashkisë dhe emergjencës do të ndërhyjnë dhe do të kompensojnë për shtëpitë, blegtorinë dhe bagëtinë, sipas detyrimeve ligjore, me instrumentat financiarë të gatshëm. Ministri shtoi se nuk ka arsye për të bërë përjashtime në ndihmën ndaj të prekurve.
“Në Kurbin kemi 8 familje dhe 50 qytetarë të cilët janë evakuuar. Evidencat për bagëtinë dhe gjësende të tjera janë herët akoma.
Grupet e bashkisë dhe emergjencës do të ndërhyjnë dhe do të kompensojnë për shtëpitë, blegtorinë dhe bagëtinë, çka është një detyrim ligjor, dhe instrumentat financiarë janë të gatshëm. Nuk ka arsye për të bërë përjashtime.” / abcnews.al /


