Përmbytet varka në Nigeri, 17 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

schedule21:19 - 30 Tetor, 2023

schedule 21:19 - 30 Tetor, 2023

Të paktën 17 trupa janë nxjerrë nga ujërat e lumit Benue pasi një varkë lumi u përmbys të shtunën me më shumë se 100 persona në bord, njoftuan sot autoritetet në shtetin Taraba në Nigerinë lindore.

Kreu i agjencisë lokale të menaxhimit të emergjencave, Bashir Garga, shprehu frikën se numri i të vdekurve do të ishte shumë më i lartë, pasi fati i më shumë se 70 personave nuk dihej. Siç tha ai, 12 pasagjerë janë shpëtuar, ndërsa operacioni vazhdon për gjetjen e dhjetëra personave të zhdukur, përfshirë gra dhe fëmijë. Të paktën 104 persona po ktheheshin nga një treg peshku në komunitetet në zonën e Karim Lamido kur varka e mbipopulluar u përmbys.

Aksidentet ujore janë të shpeshta në këtë vend të Afrikës Perëndimore dhe zakonisht i atribuohen masave joadekuate të sigurisë dhe transportit të shumë pasagjerëve.