34 emigrantë u shpëtuan të dielën mbrëma nga një varkë peshkimi në jug të Siçilisë. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, të paktën 20 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa një person ka humbur jetën.
Në total, në 24 orët e fundit, më shumë se 800 emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në ishullin Lampedusa, me 21 varka. Aktualisht janë 1,094 njerëz, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane, në një qëndër në ishull.
Sipas autoriteteve italiane, shqetësues është fakti se në orët e fundit në Lampeduza kanë mbërritur shumë gra dhe fëmijë me varka metalike, të cilat anëtarët e rojes bregdetare italiane shpesh i quajnë “arkivole lundruese”, sepse janë shumë të lehtë për t’u përmbytur.
/abcnews.al