Përmbytet nënkalimi në Milot-Thumanë, makinat rrezikojnë të bllokohen nga uji

schedule18:01 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 18:01 - 27 Dhjetor, 2021

Reshjet e ditës se sotme, sërish kanë sjellë probleme pranë nënkalimit në Fushë Mamurras.

Sërish nënkalimi në autostradën Milot-Thumanë është përmbytur siç ndodh shpesh kur ka reshje shiu. Bllokimi i zgarave dhe grumbullimi i ujërave të shiut sjell këtë problematikë për drejtuesit e automjeteve sidomos të autoveturave.

Shoferët sugjerohen të zgjedhin rrugë alternative për të shmangur nënkalimin e bllokuar nga ujërat e shiut. Sot disa makina që janë bllokuar nga prania e ujit kanë pësuar dëmtime. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!