Përmbytet anija me emigrantë në Tunizi, 4 viktima dhe 19 të humbur

schedule11:45 - 18 Tetor, 2021

schedule 11:45 - 18 Tetor, 2021

 4 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbysjes së një anije me emigrantë tunizianë. Rreth 30 emigrantë ishin në anije, nga të cilët 7 arritën të shpëtonin, tha Farid Bin Ja, një zëdhënës i një gjykate në Mahdia dhe Monastir.

Anija u përmbys dje në mëngjes pranë bregut të Sheba, në provincën Mahdia, e cila kufizohet me ato të Sousse dhe Monastir, tha një prej emigrantëve. Provinca e Mahdia është vetëm rreth 140 km nga ishulli italian i Lampedusa./abcnews.al