Të paktën 20 emigrantë kanë humbur këtë të enjte pasi anija e tyre që kishte tentuar të dilte në Evropë, është përmbytur në Mesdhe.
Mediat e huaja bëjnë me dije se nga përmbytja e anijes kanë mundur që të shpëtojnë vetëm pesë persona, të cilët janë shpëtuar nga autoritete ndërsa vijojnë kërkimet për 20 të tjerët.
Ndërkaq një zëdhënës i rojes bregdetare ka thënë se shumica e viktimave janë nga Afrika sub-Sahariane. Sipas të mbijetuarve, anija ka qenë duke bartur 40 apo 50 persona që ishin nisur drejt Italisë, ka thënë një zyrtar.
Zona bregdetare afër portit të qytetit Sfax në Tunizi është kthyer në pikë të nisjeve të njerëzve, të cilët ikin nga konflikti dhe varfëria e vendeve të Afrikës dhe Lindjes së Mesme, në kërkim të një jete më të mirë në Evropë.
Të paktën 12,000 migrantë kanë shkuar me anije nga Tunizia në Itali këtë vit, sipas organizatës joqeveritare, Forumi Tunizian për ekonomi dhe të drejta shoqërore./abcnews.al