“Përmbytën” Spanjën me “shtëpi bari”, arrestohen 15 shqiptarët

schedule13:31 - 21 Mars, 2022

schedule 13:31 - 21 Mars, 2022

15 shqiptarë janë arrestuar nga policia në Spanjë pasi akuzohen për kultivim kanabis. Mësohet se këto persona janë kapur në Malaga dhe funksiononin  si një grup i strukturuar kriminal. Shqiptarëve raportohet se u janë kapur 3696 bimëve në faza të ndryshme të rritjes dhe 167 kilogramë sytha.

Hetimet filluan në maj të vitit të kaluar pasi gjetën një shtëpi në Coín që lëshonte një erë të fortë marijuane që i bëri agjentët të identifikonin personat që e kishin.

Këto përpjekje bënë të mundur zbulimin e një rrjeti shtëpish që grupi i përdorte për të kultivuar marijuanë. Agjentët gjetën gjashtë shtëpi të tjera me karakteristika të ngjashme në Mijas, Alhaurín de la Torre, Marbella dhe Fuengirola që përdoreshin për të njëjtin qëllim.

“Kryetarët e grupit ishin përgjegjës për sigurimin e logjistikës së nevojshme për anëtarët e tjerë që kryenin punën e ruajtjes së shtëpive”, sqaroi policia.

Nga operacioni u sekuestruan gjithsej 3696 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes, 167 kilogramë sytha marihuane, 6336 euro cash, 3 automjete dhe 1 detektor të sistemit GPS,. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!