Një ndeshje e çmendur është luajtur sot në Londër, aty ku Arsenali ka triumfuar me përmbysje përballë Aston Villës. Djemtë e drejtuar nga Unai Emery e panë veten dy herë në disavantazh, por në fund ia dolën që të triumfonin 3-2.
McGin i dha avantazhin Aston Villës në pjesën e parë, ndërsa Arsenali mbeti me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të Maitland-Niles. Në pjesën e dytë, Nicolas Pepe shënoi golin e parë me fanellën e “Topçinjve”, duke barazuar shifrat. 90 sekonda më vonë, Villa do të rikthehej në avantazh, me anë të sulmuesit Wesley.
E kur dukej se ndeshja ishte e humbur për Arsenalin, dy gola të shpejtë nga Chambers dhe Aubameyang në fundin e takimit i dhanë tre pikët e plota vendasve./abcnews.al
Premier League
Arsenal – Aston Villa 3-2
Pepe 59’, Chambers 81’, Aubameyang 84’ / McGin 20’, Wesley 61’