Nuk rezultoi të ishte aq e lehtë nga çka pritej.
Gjithësesi, pavarësisht gjithçkaje “Baverezët” e Bayern Munich e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke siguruar fitoren 3-2, në transfertën e Wolfsburg, megjithatë “gjigatnëve” të Bundesliga iu desh të luftonte jo pak për 3 pikët.
Djemtë e Vincent Kompany morën të parët avantazhin në minutën e 20’-të, falë “yllit” gjerman, Jamal Musiala, megjitatë nuk zgjati shumë pasi në pjesën e dytë “fantazisti” kroat, Lovro Majer përmbysi gjithçka në minutat 47’, 55’, për të ti dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Kaq mjaftoi për të ndezur “motorrët” e “Bavarezëve”, të cilët vetëm pas 10 minutash “detyruan” polakun Jakub Kaminski të realizojë një autogol e më pas në të 82’-tën minutë Serge Gnabry shfrytëzoi më së miri një asist të Kane, duke siguruar fitoren e madhe. /i.m /abcnews.al