Përmbysja e madhe, Sane dhe dëmtimi i Boateng: Rrëfehet Hansi Flick

schedule23:19 - 6 Mars, 2021

schedule 23:19 - 6 Mars, 2021

Bayern Munchen siguroi një fitore të madhe me përmbysje përballë Dortmundit. Kampionët në fuqi të Gjermanisë triumfuan 4-2 ndaj verdhezinjve dhe vijojnë të kryesojnë Bundesligën, me dy pikë më shumë se Leipzigu.

Trajneri i Bayernit, Hansi Flick foli rreth fitores dhe dëmtimit të Jerome Boateng. “Me siguri që diçka nuk funksionoi në nxehje, duke marrë parasysh që pësuam dy gola në nëntë minutat e para.

Skuadra ime ka merita, pasi e përmbysën rezultatin me grintë dhe karakter. Sane ishte vendimtar për ne, por e gjithë skuadra u soll shumë mirë për rreth 70 minuta.

Boateng? Dëgjoi një krisje në gju, por nuk dimë asgjë më shumë rreth dëmtimit të tij. Në orët e ardhshme ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe pastaj ne do të jemi në gjendje për të kuptuar më shumë rreth shkallës së dëmtimit“, theksoi Flick. /abcnews.al