Përmbyset varka me emigrantë, 13 persona të vdekur

schedule09:49 - 13 Maj, 2022

schedule 09:49 - 13 Maj, 2022

Një varkë me emigrantë u mbyt në veri të një ishulli të pabanuar pranë Porto Rikos.

Autoritetet konfirmuan vdekjen e 13 personave, ndërsa 31 të tjerë u shpëtuan.

Incidenti ndodhi rreth 16 km larg ishullit të pabanuar Desecheo, në territorin e Porto Rikanit, njoftoi Roja Bregdetare e SHBA.

Ka qenë një avion i policisë kufitare që ka pikasur varkën e përmbysur dhe pasagjerët në det, me sa duket pa jelek shpëtimi.

Sipas autoriteteve lokale bëhet fjalë për emigrantë.

Është e paqartë se sa njerëz ishin në bord kur u përmbys, tha zëdhënësi i Gardës Bregdetare të SHBA Ricardo Castrodad, duke shtuar se ishte organizuar një “shpëtim masiv”.

“Ne po përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë njerëz dhe të gjejmë sa më shumë të mbijetuar”. 

Të paktën tetë Haitianë u dërguan në spital, megjithëse kombësia e të gjithë njerëzve në bordin e varkës nuk dihet./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!