Një autobot i mbushur me gaz u përmbys sot në mes të rrugës Gjirokastër-Sarandë.
Për fat të mirë nga aksidenti nuk ka patur dëmtime në njerëz, ndërsa autoboti nuk pësoi çarje, ç’ka mund të sillte pasoja edhe më të rënda.
Në momentin e aksidentit, shoferët e makinave që u ndodhën aty pranë u përfshinë në panik nga frika se mund të shpërthente.
Aksidenti ka ndodhur pranë zonës të quajtur kthesa e Muzinës. Sipas policise vendore shkak për këtë aksident është bërë lagështia në rrugë, nga reshjet e shumta të shiut në zonë.
Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse dhe eksperte te rrugores për të zbardhur plotësisht ngjarjen./abcnews.al