Përmbyset në mes të Lezhës makina me fëmijë, drejtohej nga nëna

schedule12:19 - 6 Qershor, 2020

schedule 12:19 - 6 Qershor, 2020

Një aksident ka ndodhur pak më parë në qendër të qytetit të Lezhës, ku për fat të mirë nuk ka viktima.

Gazetari Gjergj Figuri bën me dije për abcnews.al se drejtuesja e makinës së përmbysur në rrugë ka qenë një grua dhe brenda në mjet bashkë me të ishin edhe dy fëmijët e saj.

Për fat të mirë të tre ata kanë shpëtuar me lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën në spital.

Policia gjendet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti të çuditshëm në mes të qytetit. /abcnews.al