Dy persona humbën jetën dhe gjashtë u plagosën kur një makinë me targa franceze që transportonte emigrantë u përmbys në rrugë në zonën e Kishkunmaysa, pranë kufirit me Serbinë.
Sipas raportimeve, policia ka kërkuar të ndalojë automjetin, por ky i fundit nuk e ka bërë duke humbur kontrollin e makinës. Shoferi u përplas me një pemë, duke çuar në përmbysjen e makinës.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën në vend, ndërsa gjashtë janë plagosur.
/abcnews.al