Përmbyset anija me emigrantë në Lesbos, të paktën 16 viktima

schedule08:29 - 6 Tetor, 2022

schedule 08:29 - 6 Tetor, 2022

Një anije me emigrantë është mbytur në ishullin Lesbos, të Greqisë. Mediat në vend raportojnë se së bëhet fjalë për 16 persona me origjinë afrikane. Anija është përmbysur në orët e para të së enjtes në zonën detare “Provoskida” në lindje të ishullit, ndërsa është duke u zhvilluar një operacion nga rojet bregdetare për të kërkuar për trupa.

Nga aksidenti kanë mundur të shpëtojnë nëntë gra të cilat u dërguan në spitalin e Mytilinit, ku morën edhe ndihmën e parë.

Në total, në bordin e anijes në Lesbos ndodheshin rreth 40 persona. Në orën 8 të mëngjesit të së enjtes trupat e pajetë janë nisur për në morg ndërsa roja bregdetare, policia greke, zjarrfikësja dhe ushtria me ndihmën e një helikopteri Super Puma të Forcave Ajrore po operojnë në zonë në kërkim të të paktën 15 personave të tjerë të zhdukur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!