Të paktën pesë emigrantë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pas përmbytjes së anijes.
Menjëherë autoritetet kanë nisur operacionet për shpëtimin e qytetarëve në brigjet e Maltës.
Sipas Times of Malta, në bord kishte më shumë se 30 persona që ishin larguar nga Libia.
Të mbijetuarit u transportuan në breg dhe u zbarkuan, me ndihmën e Mbrojtjes Civile Malteze, në skelën Hay Wharf në portin e Valetta-s.
/abcnews.al/