Përmbyset anija kineze e peshkimit në Oqeanin Indian, 39 marinarë të zhdukur

schedule09:51 - 17 Maj, 2023

schedule 09:51 - 17 Maj, 2023

Një anije peshkimi kineze është përmbysur në Oqeanin Indian  dhe 39 anëtarët e ekuipazhit të saj janë të zhdukur.

Sipas mediave vendase deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me të zhdukurit.

Ndërkohë presidenti Xi Jinping  ka urdhëruar që të bëhen të gjitha përpjekjet për gjetjen dhe shpëtimin e tyre. Ekuipazhi i Lupeng Yuanyu 028 përbëhet nga 17 shtetas kinezë, 17 shtetas indonezianë dhe 5 shtetas filipinas.

Anija, në pronësi të kompanisë kineze Penglai Jinglu Fishery Co, u përmbys në orën 03:00 të së martës. Anijet nga Australia dhe vende të tjera po lëviznin në vendin e mbytjes, Kina vendosi dy anije për t’u bashkuar me operacionin e kërkimit.

Qeveria kineze kontaktoi urgjentisht ambasadat dhe konsullatat e saj në Australi, Sri Lanka, Maldive, Indonezi, Filipine dhe vende të tjera për t’i informuar ata për incidentin dhe për të kërkuar ndihmë për të kryer një operacion të koordinuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!