Përmbyllja e fushatës në Shkodër, gazetari zbardh mesazhin e 3 liderëve politikë

schedule19:17 - 4 Mars, 2022

schedule 19:17 - 4 Mars, 2022

Gazetari i Abc në Shkodër, Simon Shkreli në një lidhje live me emisionin ‘Radari Informativ’ të gazetares Juli Xhokaxhi, ka zbardhur mesazhet e 3 liderëve kryesore, të cilët zgjodhën qytetin verior për të përmbyllur fushatën elektorale të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

Shkreli tha se edhe në ditën e fundit të fushatës 3 liderët, kryeministri Edi Rama, kreu i PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili mbështet kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ kanë përdorur të njëjtën retorikë që ka qenë gjatë gjithë fushatës.

Sipas gazetarit Rama ka kërkuar që shkodranët të votojnë për herë të parë ndryshe për t’i dhënë bashkinë kandidatit të majtë, ndërkohë që Basha ka bërë thirrje të votohet liria, ndërsa Berisha u ka kërkuar votuesve që të zgjedhin lirinë dhe jo pengun.

‘Mesazhi i Ramës ishte i zakonshëm se si Shkodra shkon kontrapeda. Mesazhi i Berishës ishte që Shkodra të zgjedhjë lirinë dhe jo pengiun. Mesazhi i Bashës ishte që të zgjedhim lirinë, kjo është retorika. Për herë të parë në Shkodër do votohet në mënyrë të drejtëpoërdrejtë nga qytetarët dhe jo të emëruar’, raportoi Shkreli në lidhje me emisionin ‘Radari Informativ’. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!