Kampionati “Abissnet Superiore” u rikthye me fazën e tretë të këtij edicioni.
Java e 19-të u hap me një sfidë spektakolare, Dinamo City – Tirana, që u mbyll me fitoren e bardhebluve me përmbysje 2-3.
Në dy takimet e të shtunës, Egnatia dhe Partizani u rikthyen te fitorja.
Rrogozhinasit fituan minimalisht 1-0 ndaj Skënderbeut.
Edhe Partizani fitoi me rezultatin minimal 1-0 në “Arenën e Demave” ndaj Teutës.
Dy sfidat e fundit të javës u luajtën të dielën. Laçi – Erzeni ishte takimi i parë i ditës dhe përfundoi në barazim pa gola 0-0.
Java e 19-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin me ndeshjen Vllaznia – Kukësi. Shkodranët triumfuan në “Loro Boriçi” me rezultatin minimal 1-0. /FSHF
Rezultatet e javës dhe renditja: