Përloti të gjithë shqiptarët, vdes aktori i njohur francez

schedule17:06 - 6 Shtator, 2021

schedule 17:06 - 6 Shtator, 2021

Ka ndërruar jetë aktori i njohur francez Jean-Paul Belmondo. Aktori, i njohur gjerësisht për shqiptarët me rolin e famshëm në filmin ‘Zhos Profesionisti’, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Lajmi i trishtë u konfirmua nga përfaqësuesi i tij, Michel Godest të hënën. Belmondo, i quajtur Bebel nga audienca franceze, u bë një nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë në vend në vitet ’60 dhe ’70.

I lindur në 1933 në Paris, ai ndoqi shkolla të ndryshme private para se të përpiqej të bëhej boksier. Ai pastaj aplikoi në Akademinë Kombëtare të Arteve Dramatike dhe u pranua në 1952, duke vazhduar të gëzonte sukses në disa prodhime teatrore. Paraqitja e parë filmike ishte në filmin e shkurtër Moliere në 1956 dhe u shfaq në filmin “A Dog, A Mouse and a Sputnik” në 1958.

Aktori francez Jean-Paul Belmondo pozon në ceremoninë e 23-të të ndarjes së çmimeve Lumières në Paris, më 5 shkurt 2018.

Karriera e Belmondos zgjati një gjysmë shekulli. Belmondo interpretoi në më shumë se 80 filma dhe punoi me një sërë regjisorësh kryesorë francezë, nga Francois Truffaut tek Claude Lelouch. Në 1989, atij iu dha Çmimi Cesar për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në dramën e ‘Claude Lelouch Itineraire d’un enfant gate’.

Belmondo mori një Palmë të Artë nderi në Festivalin e Filmit në Kanë 2011, një Luan të Artë në Festivalin e Filmit në Venecia 2016 dhe një çmim Cesar në 2017, kur u shfaq në skenë i rrethuar nga një mori yjesh francezë.

Jean-Paul Belmondo dhe Laura Antonelli në Kanë, 1971.

Në një intervistë të vitit 2016 për revistën “Premiere”, Belmondo, atëherë 85 vjeç, reflektoi mbi karrierën e tij: “Kam pasur fatin të jem në mesin e atyre aktorëve që janë futur në të gjitha llojet e zhanreve, nga filmat të Valës së Re deri tek komeditë. Unë me të vërtetë nuk jam penduar. ”/abcnews.al