Shërohet nga koronavirusi infermierja italiane e cila tre javë më parë u bë simbol në luftën kundër COVID-19. Fotoja e Elenas, e cila punonte në spitalin e Cremona, me koken mbeshtetur mbi një tastjerë kompjuteri ende e veshur me doreza, këmishën e punës bëri xhiron e botës duke i përlotur të gjithë.
Pesë ditë më vonë pas kësaj foto infermierja 43 vjecare rezultoi positive ndaj testit të koronavirusit. Por sot 17 ditë më pas ajo është shëruar. Lajmin e ka dhënë spitali ku qëndronte e shtuar Elena duke thënë se ajo është shumë mirë dhe analizat i kanë dalë negative.
“Jam shumë mirë, falë Zotit nuk kam as një lloj shqetësimi, mezi po pres të kthehem tek kolegët e mi dhe profesioni im që e adhuroj”- ka thënë infermierja 43-vjecare për mëdiat.
“Fotoja e Elenës, është një shkrepje nga jeta reale, është impenjim dhe sakrificë dhe ka prekur zemrat e të gjithëve. Është një foto që portretizon dashurinë për jetën dhe përpjekja për ta mbrojtur atë.
Në një foto shfaqet i gjithë njerëzimi i kësaj gruaje. Faleminderit, faleminderit atyre që nuk heqin dorë kurrë”- shkruan në Facebook ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio pas lajmit të shërimit të Elenas, duke postuar dhe foton./abcnews.al