Pas trazirave nga palestinezët Izraeli ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod. Mediat e huaja bëjnë me dije se në kuadër të këtyre përplasjeve kanë humbur jetën të paktën 40 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë militantët palestinezë hodhën qindra raketa në Izrael, ndërsa Izraeli kreu sulme të mëdha ajrore në Gaza. Luftimet erdhën pas disa javësh tensionesh në rritje që u nxitën nga konfrontimet e dhunshme midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në një vend në Jeruzalem që është i shenjtë si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.
Komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar të dy palëve t’i japin fund përshkallëzimit. I dërguari i paqes i KB për Lindjen e Mesme, Tor Uennesland, tha se ata “po përshkallëzohen drejt një lufte në shkallë të plotë”.
Ndërkohë deri më tani të paktën 35 palestinezë, përfshirë 10 fëmijë dhe pesë izraelitë janë vrarë në dhunën e deritanishme. e.su./abcnews.al