Përleshje e përgjkshme, autorë 5 shqiptarë

schedule22:21 - 4 Shkurt, 2019

schedule 22:21 - 4 Shkurt, 2019

Nën akuzën “vrasje në tentativë”, pesë shqiptarë duhet të përgjigjen para gjykatës së rrethit të Trier, Gjermani. Fyerje, kërcënime, goditjet, plagë me thikë, bilanci: njëri i plagosur në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur më 7 Mars të viti të kaluar në Echternacherbrück.

I gjithë ai kaos dyshohet se kishte lidhje me tregtinë e drogës. Që nga ajo kohë 5 agresorët janë mbajtur në paraburgim. Të pandehurit të ulur pranë avokatëve të tyre mbrojtës u asistuan nga përkthyes shqiptarë në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes Benjamin Gehlen lexoi aktakuzçn ndaj 5 shqiptarëve për “ tentim vrasje, sulme të rrezikshme dhe kërcënime”.

Prokurori lexoi fakte por pas kundërshtimit nga të pandehurit u thirr dhe dëshmoi K… viktima e atij sulmi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ndërsa ta pandehurit janë shqiptarët me inicialet:

L.M 32-vjeç;  E,M 35-vjeç; të cilët kishin vendosur të hakmerreshin ndaj personit me inicialet K… Në ndihmë u kishin shkuar edhe tre të shqiptarët e tjerë me inicialet: R.M 55-vjeç, F.M 50-vjeç dhe B…23-vjeç.

Më 7 Mars 2018,  shqiptarët të kishin qenë me dy makina kishin kercënuar dëshmitatrin K…, ku shqiptari me inicialet E.M e kishte qëlluar me thikë. Viktima ndodhej në makinë e tij dhe e kishte  të pamundur të largohej, pasi rruga i ishte bllokuar nga automjetet e shqiptarëve.

Ngjarja duket si nëpër filma. Sapo K… del nga makina shqiptarët e rrethojnë dhe e dhunojnë. Ndërsa në sulm e sipër thuhet se E.M ka thirru teksa i ka drejtuar edhe pistoletën: “I will fuck you!”

Më pas kishte ndërhyrë edhe R. M ku kishte thënë: “Put this jerk off!”. K., kishte mbetur i shtrirë përtokë por E.M nuk kishte qëlluar ndaj tij edhe pse i kishte derejtuar pistoletën.

Më pas, i pandehuri R.M e kishte qëlluar me një dërrase me gozhdë. Por një shok i K… i cili kishte parë skenën kishte shkuar në shtëpinë e tij kishte marrë dy thika kuzhine dhe kishte sulmuar të pandehurin R.M, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Më pas ai dërgon shokun e tij në spital, i cili ishte në gjendje të rëndë për jetën pasi kishte humbur gjysmë litre gjak. Por përpara se të ishte kujdesur për të lënduarin atij i ishte dashur të përballej me shqiptarët.

Me thirrjen “Shiko, më lër të gjuaj këtë bir kurvërve!”, E.M i ishte drejtuar për ta sulmuar.   Por nuk kishte mundur t’i gjuante edhe pse shqiptari i kishte shkuar në një distancë të afërt, atëherë shoku i K… kishte thirrur:  “Policia! Policia!” Pastaj EM ishte tërhequr duke u larguar nga vendi i ngjarjes bashke me të tjerët.  K… pësoi plagë të shumta në kafkë dhe fytyrë. Deri më tani çështja është në duart e prokurorisë dhe seanca e radhës do të mbahet të enjten, më 7 Shkurt në orën 9:00./abcnews.al