Përleshen tre adoleshentë në Vlorë, 14-vjeçari përfundon në spital

schedule21:48 - 13 Qershor, 2022

schedule 21:48 - 13 Qershor, 2022

Tre adoleshentë janë përleshur në qytetin e Vlorës,  mbrëmjen e së hënës (13 qershor).

Si pasojë e sherrit është plagosur një 14-vjeçar, i cili ka shkruar sonte rreth orës 21:00 në spitalin e  Vlorës për të marrë ndihmë  mjekësore.

Sipas policisë dyshohet se 14-vjeçari është dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i dëmtuar një shtetas 14 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!