Ishte goditja e parë në portë dhe aq mjaftoi për të gjetur avantazhin, me “Tulipanët” e Holandës që kanë arritur të nisin festën e tifozëve të tyre, pas vetëm 19 minutash nga nisja e sfidës së 1/16-ve, të Euro 2024, përballë Rumanisë, në “Allianz Arena”, të Mynihut.
Një kundërsulm vrastar i djemve të Ronald Koeman është finalizuar më së miri nga anësori i sulmit, Cody Gakpo, i cili pasi driblon bukur mbrojtësin Batiu lëshon një “predhë” drejt portës rumune, e cila përfundoi në rrjetë. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al