Në 28 vjetorin e përvjetorit të dytë të sulmit të familjes Jashari nga forcat serbe Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Kryetari i OVL-UCK-së, Hysni Gucati tha se familja Jashari dhe gjithë familjet e dëshmorëve meritojnë çdo ditë respekt, por siç u shpreh ai këto familje janë lënë në harresë.
“…kjo familje dhe gjitha familjet e dëshmorëve meritojnë shumë jo vetëm por po me duket pak i kemi lënë si në harresë jo vetëm familjen Jashari por gjitha familjet e dëshmoreve.”
Ndërsa, nënkryetari i OVL-UCK-së, Gazmend Syla u shpreh se sot po nderojnë ata që nuk u thyen kurrë.
“Sot jemi në përvjetorin e dytë që i bëhet familjes Jashari pas atij të parit që ishte me 30 dhjetor 1991. Sot kemi ardhur me i nderu ata që nuk u thyen kurrë pas as një sulmi as atij të parit as dyti po edhe ati të treti që ndodhi me 6,7,8 mars.”
28 vite më parë, në 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, forcat e policisë serbe, u drejtuan drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.
Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i bënë familjarët e tjerë, së bashku me nipa e mbesa.
Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari ndodhi më 5 mars të vitit 199, ku pas tri ditësh ranë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Ademin. / abcnews.al /


