Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përkujtohet masakra e Krushës/ Dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë, u vranë 243 shqiptarë

schedule15:15 - 26 Mars, 2026

schedule 15:15 - 26 Mars, 2026

27 vite nga Masakra e Krushës së Madhe.

Nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi u dogjën.

Presidentja e vendit tha se kjo masakër ishte një krim me paramendim.
Osmani, përmendi edhe 64 banorë të Krushës të cilët figurojnë ende në listat e te zhdukurve.



“Ky ishte një krim me paramendim. Kjo ishte një masakër e planifikuar. Ishte një akt i qëllimshëm për të shuar jetë, për të shuar kujtesë, për të shuar vetë ekzistencën e banorëve të këtij fshati. Ishte një përpjekje për të shfarosur shqiptarët nga tokat e tyre. Por tragjedia nuk përfundon këtu. Edhe sot 64 banorë të Krushës së Madhe figurojnë ende në listat e të zhdukurve me dhunë. Janë plagë të hapura, janë mungesa të papërshkrueshme që rëndojnë çdo ditë mbi familjet e tyre në radhë të parë, por edhe mbi ndërgjegjen tonë si komb e si shtet, dhe histori të ndërprera që presin akoma drejtësi”, tha presidentja Vjosa Osmani.

Në mesin e të pagjeturve qëndron edhe fati ende i pazbardhur i Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit dhe zërit që asnjëherë nuk pranoi të nënshtrohej. Ai ishte një figurë politike dhe akademike që artikuloi lirinë si të drejtë dhe si domosdoshmëri.

“Fati i Ukshin Hotit është edhe provë e vendosmërisë sonë si shtet. Ngase sa herë që përmendet emri i tij dhe i të gjithë atyre që akoma janë të zhdukur me dhunë nga regjimi gjenocidal i Serbisë, i rikthehet shtetit tonë e familjeve, jo vetëm dhimbja, por mbi të gjitha kërkesa për drejtësi”, shtoi më tej Vjosa Osmani.

Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.  Për fat të keq, ende vazhdojnë të jenë të pagjetur dhjetëra trupa.

Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë. Pavarësisht kësaj, asnjëherë nuk pati një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në këtë fshat.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!