TIRANË– Besimtarë të shumtë ortodoksë në Tiranë kanë përkujtuar të Premten e Madhe, ditën që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, qytetarë të të gjitha moshave u mblodhën për të ndezur qirinj dhe për të bërë lutje.
Procesioni solemn, u udhëhoq nga Kryepiskopi Joan bashkë me klerikët dhe besimtarët. Me Epitafin ne duar, qw simbolizon varrin e Zotit Jezu Krisht, pasi u Kryqëzua ata përshkruan rrugët përreth Sheshit “Skënderbej” për t’u rikthyer më pas në katedrale.
Rituali u ndoq nga qindra besimtarë.
Ortodoksët shprehën mesazhet e tyre për Abc News. Të dielën besimtarët e krishterë ortodoksë në vendin tonë dhe mbarë botën kremtojnë Pashkën, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit fetar të krishterë./abcnews.al


