Përkujtohen katër Dëshmorët e Atdheut të “21 janarit”, Veliaj: Kujtojmë për të mos harruar

schedule09:12 - 21 Janar, 2024

schedule 09:12 - 21 Janar, 2024

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përkujtuar mëngjesin e kësaj të diele katër Dëshmorët e Atdheut të “21 janarit”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Përkujtojmë sot katër Dëshmorët e Atdheut të 21 janarit. Kujtojmë për të mos harruar”.

Kujtojmë që më 21 janar 2011, u vranë 4 protestues Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrta para godinës së kryeministrisë së drejtuar atëherë nga Sali Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!