Rrëzimi i qeverisë Kurti në Kosovë është pritur shumë keq nga pjesa më e madhe e shqiptarëve. Vetëm 51 ditë qëndroi në detyrën e kryeministrit Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosja. Ndërkohë që të gjithë shtetet janë të përqendruara në betejën kundër koronavirusit, në tokën dardane një pjesë e kanë mendjen te pushteti dhe nxitojnë për t’i bërë keq “aleatëve”.
Rreth kësaj ndodhie ka reaguar edhe Mërgim Mavraj, kapiteni i kombëtares shqiptare. Qendërmbrojtësi ka përdorur një nga shprehjet e shumta të artistit të madh Unikkatil (Viktor Paloka).
“100 zogj t’pulave kundër 1 LUANI. Me Albinin”, shkruan Mërgim Mavraj, duke shprehur qartësisht mbështetjen e tij për një nga politikanët që ka fituar besimin e shumë shqiptarëve kudo që ndodhen. /abcnews.al