Përkeqësohet situata në Itali, katër lojtarë të Serie A me Coronavirus

schedule18:28 - 13 Mars, 2020

schedule 18:28 - 13 Mars, 2020

Sampdoria pushtohet nga Coronavitrusi. Manolo Gabiadini doli pozitiv një ditë më parë, ndërkohë që ditën e sotme klubi nga Genoa ka bërë me dije se edhe katër futbollistë të tjerë kanë rezultuar pozitivë. Gjithashtu e ka pësuar edhe mjeku i skuadrës, Amedeo Baldari.

Sa i takon lojtarëve të prekur, ata janë Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby. Në njoftimin e bërë thuhet se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në shtëpitë e tyre, duke tentuar ta kalojnë këtë situatë jo të mirë.

në Serie A pozitive me COVID-19 ka dalë edhe mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, ndërkohë që klube si Interi, Juventusi, Sampdoria dhe Hellas Verona janë futur në karantinë për të përballuar këtë situatë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!