Përkeqësohet situata në Gramsh, teksa zjarri përfshin edhe një fshat gjetër, Harunas.
Ndërhyrja është e pamundur pasi rruga kryesore që të ngjitesh kalon në fshatrat e tjerë është përfshirë nga flaket dhe ka rrezik.
Deri më tani 8 persona po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Në Gramsh u shënua edhe viktima e parë nga zjarret. Një 80 vjeçar ka humbur jetën në fshatin Kullollas të Gramshit.
Sipas uniformave blu, rreth orës 11.00, i moshuari ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, zjarri më pas ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, 80 vjeçari ka humbur jetën./abcnews.al


