Përkeqësohet moti në Shqipëri, pezullohet lundrimi për varkat e vogla dhe të peshkimit deri më 19 janar

schedule09:06 - 16 Janar, 2023

schedule 09:06 - 16 Janar, 2023

Në bazë të situatës hidrometrike moti do të përkeqësohet ditët në vazhdim në bregdetin shqiptar.

Kështu që lundrimi për varkat e vogla dhe mjetet e peshimit do të jetë i pezullar deri me datë 19 janar 2023 ora 16:00.

Kjo masë vjen për të parandaluar çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike.

Njoftim për përkeqësim të motit ??!

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike në datën për 16-17-18 Janar 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar në orën 01:00 të datës 16 Janar 2023 përgjatë gjithë bregdetit Shqiptar. Era do të jetë me drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.
Përmisimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për lundrimin e sigurtë për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 19 Janar 2023 ora 16:00.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port ? dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!