Qyteti i Durrësi shënoi vetëm 2 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit ndërsa vetëm ditën e djeshme Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë në Durrës, Zija Alhysa, doli përpara kamerave, për të denoncuar mungesën e tamponëve në këtë qytet.
Si raporton gazetari Leonidha Musaj për abcnews.al teksa ndodhemi në një situatë të vështirë për sa i përket përkeqësimit të shifrave të të infektuarve të rinj në mbarë vendin, mbetet problem numri i ulët i tamponëve që kryhen për rastet e dyshuara.
Shërbimi epidemiologjik në Durrës ka marrë nga 10 deri në 15 tamponë, ku pjesa më e madhe e tyre shkojnë për ripërsëritje të tamponit të personave të prekur më parë.
Ndërkohë pjesa tjetër, rreth 4 ose 5 tamponë shkojnë për rastet e reja që dyshohen dhe kanë simptoma të ngjashme, në këtë qytet me rreth 370 mijë banorë.
Ditën e djeshme Alhysa tha për ABC News se tamponët mungojnë dhe si pasojë, kërkimi dhe hetimi epidemiologjik nuk mund të kryhet në këto kushte, ka shpjeguar ai.
Fakti se përse ka mungesë tamponësh, Alhysa tha se nuk dihet arsyeja dhe se është kërkuar takim me ekspertët e shëndetit në Tiranë ndërsa këta të fundit nuk përgjigjen dhe nuk kanë përcjellë asnjë arsye për këtë mungesë tamponësh.
Ashtu siç raporton edhe gazetari Musaj për abcnews.al në qytetin e Durrësit nuk po kryhen testime./abcnews.al