Përkeqësimi i motit, qetësohet situata në Korçë: Rrugët të kalueshme

schedule09:24 - 9 Janar, 2021

schedule 09:24 - 9 Janar, 2021

Përkeqësimi i motit gjatë ditëve të fundit ka sjellë përmbytje në disa zona të vendit.

Gjatë natës në territorin e Qarkut të Korçës, ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët, deri në 15 mm shi të cilat nuk kanë shkaktuar problematika.

Autoritetet njoftojnë se gjendja e rrugëve nacionale dhe atyre rrurale është e mirë, qarkullimi i mjetëve kryhet normalisht, nga kompanite kontraktore po punohet per pastrimin e kanaleve anësore nga aluvionet e ndryshme, për kullimin e ujrave.

Në fushën Maliqit situata  është normale, në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit.

Në furnizimin me energji elektrike nuk ka probleme. Aktualisht reshjet e shiut janë ndërprerë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!