Përkeqësimi i motit, pezullohet lundrimi në Vlorë

schedule12:05 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 12:05 - 9 Dhjetor, 2020

Pezullohet lundrimi në Vlorë për 24 orët e ardhshme. Autoriteti portal njofton se për shkak të kushteve të motit dhe parashikimeve nga sinoptikanët është pezulluar lundrimi për për vogla lundruese dhe ato te peshkimit.

“Në baze te parashikimit te kushteve hidrometeorologjike për 24oret e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jene si më poshtë : era dhe deti ne drejtimin JUG forca 5-7bft brenda gjirit te Vlores;

era dhe deti ne drejtimin JUG forca 6-7bft jashte.

Permiresimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në datën 10.12.2020 mbas orës 02:00.

Janë pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Nuk kë levizje të trageteve pasi e kane dite pushimi sipas kontratës që kanë me portin detar Sh.a Vlorë”, thuhet në njoftim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!