Autoriteti Portual Durrës njofton se është pezulluar lundrimi mbrëmjen e sotme. Në njoftim thuhet se nuk do të ketë lundrime as nga Durrësi drejt Barit, as anasjelltas, për shkak të përkeqësimit të motit.
Sakaq, lundrimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme. Në varësi të kushteve të motit.
“Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, se për shkak të motit nuk do të ketë lundrime mbrëmjen e sotme, as nga Durrësi drejt Barit, as anasjelltas.
Lundrimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme, dt.26.11.2021, në varësi të kushteve të motit. Kompanitë e lundrimit do të garantojnë njoftimin dhe rimbursimin e biletës sipas kërkesave të udhëtarëve”, thuhet ndër të tjera në njoftim. g.v/abcnews.al