Reshjet e dendura të orëve të fundit, kanë bërë që lumi Buna të dalë nga shtrati në disa zonë në Shkodër, përkatësisht në Muriqan dhe Oblikë, c’ka ka sjellë përmbytje e një sipërfaqeje prej rreth 250 ha.
Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 12:00 të datës 18.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.20 m me një rritje prej 15 cm me orën 08:00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 7.55 m me një rritje prej 15 cm me orën 08.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Ka dalje te lumit Buna ne Muriqan dhe Oblike, siperfaqja e permbytur eshte 275 Ha.