Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Përjetova shqetësime që s’i kam provuar kurrë”, Manjola Nallbani fiton betejën me Covid-19

schedule12:54 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 12:54 - 9 Dhjetor, 2020

Ditë më parë, Manjolla Nallbani zbuloi se kishte rezultuar pozitive me koronavirus. Së fundmi, këngëtarja ka rrëfyer se e ka fituar betejën me virusin, por për të nuk ka qenë aspak e lehtë. Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja thekson se përpos shqetësimeve fizike, nuk është ndjerë mirë as nga ana psikologjike, duke qenë se ishte gjatë gjithë kohës e shqetësuar.

“Kjo buzëqeshja ime me gjithë shpirt është për ju. Së pari duke i nisur nga çfarë kalova dua t’ju këshilloj sinqerisht të bëni kujdes e të ruani veten. Shumë e kalonjë si një grip! Për mua nuk ishte i tillë! Përjetova shqetësime që nuk i kam provuar kurrë nga një grip i thjeshtë!

 



View this post on Instagram

 

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani)

Jo vetëm për shqetësimet fizike po sidomos gjendja psikologjike sepse fakti që është i pabesë dhe nuk di çfarë të sjell as minuti të tremb sigurisht! E vetmja gjë e mirë ishte që kuptova sa shumë njerëz paskam patur që më kanë treguar çdo ditë shumë dashuri e kujdes! E çmoj dhe më tepër sepse kjo është një kohë e vështirë për të gjithë! Ju falenderoj secilin nga ju nga zemra”, shkruan Nallbani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!