Përjashtohet trajnerja kanadeze, teknikja e ekipit të futbollit jashtë Paris 2024

schedule16:16 - 26 Korrik, 2024

schedule 16:16 - 26 Korrik, 2024

Do të ketë kulme, por edhe turpe.

Një i tillë i ndodhi trajneres së ekipit kombëtar të futbollit të femrave që merr pjesë në Lojrat Olimpike në Francë.

Beverly Priestman u përjashtua nga vetë Komiteti Olimpik Kanadez, pas atij që u cilësua me të drejtë si një skandal i vërtetë në Paris, kjo pasi gruaja që drejtonte vajzat kanadeze u akuzua për spiunim të kundërshtarëve duke përdorur një dron për të zbuluar skemat e përdorura prej tyre gjatë stërvitjes.

Vendimi i Komitetit Olimpik Kanadez u mor pas ankesës zyrtare të bërë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar nga Zelanda e Re.

E vërteta është se sipas raportit të përpiluar pas hetimit, trajnerët e dy ekipeve olimpike kanadeze të futbollit, për meshkuj e femra, kanë përdorur dronë për spiunim të rivalëve për vite me radhë, kjo paska ndodhur edhe në Lojërat Olimpike të mbajtura në Tokio në vitin 2021.

Vetë Priestman kërkoi falje për sjelljen e saj, por gjithsesi skandali ndodhi dhe kjo pritet ta dëmtojë seriozisht skuadrën e Kanadasë në futboll për femra që ka pretendime në Paris. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!