Atleti ukrainas Vladyslav Heraskevych është skualifikuar nga Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” për shkak të këmbënguljes së tij për të garuar me një helmet special dedikuar kolegëve të tij që kanë humbur jetën gjatë pushtimit rus.
Ai refuzoi kërkesën e Federatës Ndërkombëtare të Bobsleight dhe Skeleton, që më pas ka marrë vendimin drastik.
Sipas kësaj federate, “Heraskevych nuk i është përmbajtur Udhëzimeve mbi Shprehjen Vizuale të Atletëve, të cilat ndalojnë çdo lloj demonstrimi ose propagande politike, fetare ose racore brenda ambienteve olimpike”.
Heraskevych nisi përplasjen me federatën e tij ndërkombëtare, pasi në seancat zyrtare të stërvitjes mbante një helmetë të veçantë me fotogorafitë e disa atletëve të njohur ukrainas, viktima të agresionit rus.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e lejoi këtë, por vetëm në seancat stërvitore, ndërsa sipas reagimit të vetë organizatorëve u takua me Heraskevych për ta bindur atë që të hiqte dorë nga përdorimi i saj në gara.
Kjo nuk ndodhi, ndërsa vetëm 70 minuta përpara se ukrainasit të debutante në Lojrat Olimpike Dimërore, atij iu komunikua përjashtimit nga garat.
Goditja ishte e rëndë, por Vladyslav Heraskevych nuk ka ndërmend të dorëzohet.
“Unë besoj se duhet të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat tona. E kam thënë që nga dita e parë se nuk pajtohem me atë që na thotë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Kështu do të paraqesim një apel në CAS në Lozanë dhe do të mbrojmë të drejtat tona”, ka thënë atleti ukrainas.


