Pas Kombëtares dhe klubeve ruse nga çdo aktivitet futbollistik, përjashtimet nuk kanë marrë akoma fund. Sportisët rus dhe ato bjellorus janë përjashtuar nga Paraolimpiada Dimërore e Pekinit.
Bordi i Komitetit Ndërkombëtar Paraolimpik ka vendosur që atletët nga Rusia dhe Bjellorusia nuk do të mund të marrin pjesë në Paraolimpiadën Dimërore të Pekinit që starton nesër.
Dje “IPC” kishte dhënë miratimin për pjesëmarrjen e rusëve dhe bjellorusëve nën flamurin neutral, por sot pas një takimi të thirrur posaçërisht, bordi drejtues i IPC ka vendosur të refuzojë regjistrimet për sportistët rusë dhe bjellorusë për Paraolimpiadën në Pekin.
Në bazë të vendimit ishte kërkesa e shumë komiteteve olimpike të cilët kërcënuan se nuk do të marrin pjesë nëse vendimi i djeshëm nuk do të rishqyrtohej. /f.a/abcnews.al