Përjashtimi nga Sioni, Lenjani nuk trishtohet: Zoti ka një plan për të gjithë

schedule14:55 - 31 Mars, 2020

schedule 14:55 - 31 Mars, 2020

Koronavirusi ka shkatuar një krizë të madhe ekonomike dhe klubi i Sionit ishte ndër të parët që reagoi. Zviceranët i kërkuan lojtarëve të pranonin uljen e rrogave (12350 franga zvicerane, shifër kjo e vlefshme me atë që jepet nga sigurimet shoqërore kur je i papunë), opsion që u kundërshtua nga një pjesë prej tyre.

Drejtuesit morën masën ekstreme dhe përjashtuan 9 futbollistë, mes tyre edhe Ermir Lenjanin dhe Pajtim Kasamin. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Sinqerisht, pranimi i plotë që gjithçka ndodh për një arsye, qoftë e mirë apo e keqe, e bën një njeri shumë paqësor. Ti nuk ke më shqetësime dhe je i lumtur, sepse e di që një ditë do e kuptosh se pse të ndodhi ty. Mund të mos ndodhë sot ose nesër, por gjithsesi do të ndodhë. Zoti di të planifikojë gjithçka”, shkruan Ermir Lenjani. /abcnews.al