Periudhë zyrtarizimesh te Kastrioti i Ndreut, firmosin dy portierë

schedule19:58 - 6 Gusht, 2021

schedule 19:58 - 6 Gusht, 2021

Kastrioti ka nisur nga puna prej ditësh dhe drejtuesit po mundohen ta përforcojnë skuadrën pas largimeve të shumta në fund të sezonit të shkuar.

Ditën e sotme kanë ardhur dy zyrtarizime dhe bëhet fjalë për portierët Edmir Sali dhe Leton Vata. I pari ishte pjesë e Laçit, ndërkohë që edhe i dyti ka luajtur më parë me kurbinasit dhe vjet ishte te Vora, pas një eksperience me Erzenin.

“Portierët Edmir Sali dhe Elton Vata janë dy afrimet e radhës së Kastriotit. Sali vjen nga ekipi i Laçit, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Flamurtarin. Ndërsa Vata, ka luajtur më parë me Laçin, Erzenin dhe Vorën.  KS Kastrioti ju uron mirëseardhjen të dy portierëve”, shkruhet në njoftimin e Kastriotit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!