Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Skenat më poetike ndonjëherë janë ato më të fuqishmet. Një grua e re kërcen para një zjarri dhe më pas hedh shaminë e saj në flakë. Një e moshuar e vetmuar, me flokët e thinjura lëviz nëpër rrugë duke tundur shaminë e saj dhe duke përsëritur fjalë “Vdekje për Khamenei!”
Akte të tilla sfide kundër liderit suprem të Iranit dhe regjimit të tij, të nxitura gati dy javë më parë nga vrasja e një vajze të re, e cila u arrestua nga “ policia e moralit” janë përhapur në dhjetëra qytete iraniane.
Këto protesta janë më kërcënueset ndaj sundimit diktatorial për shumë vite me radhë. Revolucionet shpesh nxiten nga akte individuale të guximshme. Keni parasysh vetëvrasjen e një shitësi perimesh në Tunizi që u dogj për së gjalli. Kjo nisi valën e rebelimeve që u zhvilluan në të gjithën botën arabe në vitin 2011.
Disa herë në dekadat e fundit, iranianët kanë shpëthyer në protesta kundër regjimit të tyre për të shkatërruar sistemin e qeverisjes, raporton abcnews.al.
Por a mund të ndryshojë diçka këtë herë?
Është e pamundur të parashikohet, pasi Irani nuk ka lirinë e fjalës, të shtypit. Zemërimi është sigurisht më i përhapur se kurrë më parë. Trazirat kanë përfshirë të rinj e të moshuar.
Ka përfshirë iranianët nga çdo cep i vendit, duke përfshirë kurdët dhe pakicat e tjera. Deri tani janë femrat ato që kanë treguar trimërinë më të madhe. Por nëse burrat e Iranit do të tregonin të njejtën trimëri, rënia e një sistemi të tillë, megjithëse ende i pamundur në afat të shkurtër, nuk është i pashmangshëm.
Roli dominues i grave në protesta është diçka e re. Por ka një ndryshum se kërkesat janë më drastike. Të rinjtë, të cilët komunikojnë me njeri-tjetrin në mediat sociale, po vuajnë më shumë për shkak të ndikimit të klerikëve.
Që nga viti 2012, të ardhurat për kokë kanë shënuar rënie, duke lënë në varferi mbi 85 milionë banorë të Iranit. Inflacioni është rritur. Lumenjtë dhe toka bujqëdore është tharë.
Për shumë iranianë e vetmja rrugë për një jetë të mirë është emigracioni.
Dhe regjimi është më i dështuar se kurrë. Është i prirur të fajësojë të huajt për çdo të keqë që ndodh në Iran.
Sigurisht, sanksionet e vendosura nga Amerika e kanë thelluar edhe më shumë shqetësimin ekonomik, por personi përgjegjës për varfërinë është vetë regjimi.
Nën teokracinë e saj të korruptuar, zona ekonomike kontrollohen nga ushtarakë dhe ajatollahë, politikat e të cilëve, edhe në momentet më të mira, duken të projektuara për të trembur investitorët e huaj. Linjat e ashpra dominojnë parlamentin e Iranit dhe shumica e politikanëve me prirje relativisht reformuese janë ndaluar të marrin pjesë në zgjedhje.
Për më tepër, pas dekadash të politikës së jashtme agresive, Irani është i izoluar. Ai mbështet milicitë në Irak dhe Liban dhe udhëheqësit brutalë në Siri e Jemen dhe kërcënon shtetet e Gjirit.
Dhe nga ana tjetër vazhdon me planet e armëve bërthamore që po tmerrojnë Izraelin dhe kanë rritur zemërimin në rajon. Ndërsa protestat vazhdojnë, presidenti Joe Biden do të bënte gabim të rikthente marrëdhëniet me regjimin ose të rrezikonte ti jepte një mundësi shpëtimi ajatollahëve, raporton abcnews.al.
Për të qenë i sinqertë, Perëndimi mund të bëjë shumë pak për të inkurajuar rebelimin, veçanërisht në një kohë trazirash kudo në botë.
Sanksionet e kanë dobësuar regjimin, por nuk kanë arritur ta rrëzojnë atë.
Ndihma më jetike që qeveritë perëndimore mund t’u japin rezistentëve të guximshëm të Iranit është të sigurojnë që sanksionet të mos i ndalojnë aksesin në shërbimet e internetit ose në mjete të tilla si vpn-të që i ndihmojnë ata të shmangin censurën dhe mbikëqyrjen.
Do të jetë në dorën e iranianëve që të heqin qafe regjimin e tyre, por deri më tani protestat kanë qenë spontane dhe të çorganizuara.
Asnjë lider potencial nuk ka marrë pjesë në protesta. Ndryshimi i vërtetë mund të vijë ende nga radhët e klerikëve të pakënaqur, megjithëse diçka e tillë ende nuk dihet.
Kjo revoltë e fundit mund të marë fund siç ka ndodhur edhe në të kaluarën. Por dita që iranianët do të heqin shamitë e tyre dhe do të rrëzojnë liderin suprem është ende shumë larg.
/abcnews.al